Kit Harington: Pata probleme mendore pas “Game Of Thrones”

0

Kit Harington pësoi një rraskapitje nervore nga “Game of Thrones”: vetë aktori, i cili luajti rolin e Jon Snow në këtë film, e tha këtë për “Hollywood Reporter”.

Harington vuri në dukje se natyra e dhunshme, intensive dhe emocionale e serialit i shkaktoi atij një lodhje nervore në realitet.

“Pata probleme mendore pas Game Of Thrones dhe  të jem i sinqertë, edhe gjatë fundit të tij. Mendoj se ato duhet të kenë pasur lidhje me natyrën e filmit dhe atë që kam bërë për vite të tëra”, tha Harington.

Kjo është arsyeja edhe e vendimit të tij për të marrë një pushim dhe për t’u përqëndruar te vetvetja.

 

Në maj 2019, që përkon me përfundimin e seriallit Games of Thrones, Harington u shtrua në një qendër të shëndetit mendor.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu