Kjo është 34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve që humbi jetën pas abortit në maternitetin e Elbasanit. Emri

0

ELBASAN- Në foto është Etleva Çullhaj. 34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, ka ndërruar jetë në maternitetin e Elbasanit pasi ka kryer një procedurë aborti. Policia njoftoi se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme. Eltleva Çulhaj, u paraqit në ambientet e Maternitetit të Elbasanit rreth orës 12:00 të ditës së djeshme. Pasi kreu procedurën e abortit ajo u largua në banesë.

Por rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, ajo njoftoi ambulancën, e cila e transportoi atë në Maternitet sërish. Aty ajo humbi jetën dhe policia njofton se për këtë dyshohet që shkak të jetë komplikimi i gjendjes shëndetësore.

Në lidhje me këtë rast kanë nisur hetime dhe ka nisur procedimi penal për dy mjekë, Arben Paralloi, 56 vjeç dhe Behar Gjevori, 60 vjeç. Ata do të hetohen për neglizhencë në trajtimin mjekësor. Policia thotë se po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.01.2023, rreth orës 12:00, një shtetase 34 vjeçe është paraqitur në ambientet e Maternitetit të Elbasanit, ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë. Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit, ku kjo shtetase ka humbur jetën. Për këtë rast, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë iniciuar procedimin penal për shtetasit A. P., 56 vjeç dhe B. Gj., 60 vjeç, mjekë në Maternitetin e Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu