Zyrtarizohet kërkesa e PD për shkarkimin e Lindita Nikollës

0

TIRANË- Zyrtarizohet kërkesa e 28 deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës. Kërkesa për shkarkimin e Nikollës ka ardhur nga 28 deputetë të Partia Demokratike, ku theksohet se Kryetarja e Kuvendit, me qëllim të vetëm mbrojtjen politike të Edi Ramës, të kapur në flagrancë nga drejtësia amerikane se ka korruptuar dhe bashkëpunuar me një agjent të FBI-së të lidhur me Rusinë, vendosi në paligjshmëri dhe arbitraritet të mbyllë Parlamentin. Kërkesa është firmosur edhe nga 4 deputetë të grupit të Berishës.

‘Për llogari të Edi Ramës, që drejtësia amerikane e faktoi para botës mbarë lidhjen e tij korruptive me një zyrtar të FBI-së, të lidhur me Rusinë, kryetarja e Kuvendit asgjësoi Parlamentin për llogari të Edi Ramës.’- thuhet në kërkesë.

Sipas 28 deputetëve të PD, kryetarja e Kuvendit, duke iu mohuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të drejtën për pyetje, të drejtën për interpelancë dhe të drejtën për të diskutuar lidhur me çështjet e përfshira apo të papërfshira në rendin e ditës, ka vepruar në shkelje të rëndë të Kushtetutës së Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit, duke përdhosur parlamentarizmin dhe minuar funksionimin demokratik të Kuvendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu