Kjo është 47-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve që humbi jetën pasi u hodh nga autobuzi në Elbasan. (Emri, foto)

0

Një aksident më pasojë vdekje u regjistrua mbrëmjen e të premtes në Elbasan.

Mësohet se pasagjerja që humbi jetën, pasi u hodh nga autobusi në momentin kur drejtuesi i autobusit ka kryer manovra të rrezikshme, është Mimoza Kasa, 47-vjeç dhe nënë e tre fëmijëve.

47-vjeçarja nga frika dhe paniku u hodh nga autobusi për të shpëtuar, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia e Elbasanit ka arrestuar drejtuesin e një autobusi të identifikuar si Dritan Pasha, i cili ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë, me pasojë vdekjen e një pasagjereje.

Në mjet në momentin kur ka ndodhur ngjarja, dyshohet se kanë qenë rreth 15 pasagjerë, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fillimit 47-vjeçarja u dërgua për mjekim në spitalin e Elbasanit, por më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

“D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, njofton zyrtarisht Policia e Elbasanit.

Komunikata e Policisë:

• D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu