“Klonohet” Romina Kuko, shfaqet në dy takimet në të njëjtën kohë ,të kryeministrit dhe njëkohësisht në konferenën e OSBE-së

0

Nisma “Gati për Shqipërinë” është etiketuar së fundi si një dritare për të gjithë të rinjtë që duan të kontribuojnë me projekte në mandatin e 3 të Partisë Socialiste.

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim online me një tjetër grup të rinjsh ditën e sotme ku shfaqet si takim LIVE në faqen e tij të Facebook me një grup aplikantësh.

Në të njëjtin orar paraditen e sotme u zhvillua konferenca “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qënieve njerëzore në Shqipëri” e OSBE në Tiranë në të cilën morën pjesë figura të rëndësishme politike, ndër to dhe zëvendësministrja e brendshme Romina Kuko.

Romina Kuko, zëvendës ministre e brendshme që nga 9 Tetori 2017 shihet në të njejtin orar paralelisht edhe në video live të kryeministrit edhe në konferencë, gjë që tregon qartazi se takimi online i Ramës me të rinjtë nuk zhvillohet drejtpërdrejtë.

Pamje nga Konferenca e OSBE në Tiranë:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu