KLP largon nga sistemi i drejtësisë dy prokurorët e Tiranës

0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar në mënyrë unanime kërkesat e dy prokurorëve të Prokurorisë së Tiranës, Granit Shahu dhe Anila Galanxhi, të cilët kërkuan dorëheqje për arsye personale.

Me këtë vendim të KLP-së, Shahu dhe Galanxhi largohen përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Granit Shahu në vitin 2017 ka qenë kandidat për Kryeprokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, por në atë pozicion u vendos Arta Marku.

Ndërkohë prokurorja Anila Galanxhi ishte duke u përballur me shkallën e parë të vettingut, por dorëheqja e saj do të ndërpresë këtë proces.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu