(Video) I veshur me jelek antiplumb, momenti kur bashkëshorti vrasës mbërrin në prokurori

0

Janë publikuar pamjet nga mbërritja e pilotit grek në prokurori, pasi pranoi se ngjarjen e frikshme ku mbeti e vdekur gruaja e tij, 20 vjeçare e kishte inskenuar ai dhe jo një grup shqiptarësh siç pati deklaruar në ato çfarë kishte thënë më parë.

Në mbërritjen e tij në prokurori, shihet i rrethuar nga forca të shumta policie dhe ajo çfarë bie në sy është fakti që ka veshur një jelek të bardhë antiplumb. Ndërkohë qytetarët e pranishëm aty kanë nxjerrë aparatet telefonike për të filmuar momentin e mbërritjes së tij në prokurori.

Babis Anagnostopulos në mënyrë të bujshme pranoi se ai e mbyti 20-vjeçaren deri në vdekje pasi prova të reja dolën në dritë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu