Koalicioni shqiptar në Mal të Zi:”Nuk marrim pjesë në koalicion. Këta e quajnë Kosovën shtet të rremë.”

0

Koalicioni shqiptar në Malin e Zi këtë të hënë, “njëzëri”  kanë deklaruar se nuk do të pjesë e qeverisë së re, që sipas tyre kryesisht përbëhet nga parti dhe politikanë që nuk duan barazi të shqiptarëve në Mal të Zi dhe me të cilët ndryshojnë në mënyrë programore dhe strategjike.

Mediat vendase bëjnë me dije se në një përgjigje dërguar kryeministrit, Zdravko Krivokapiç, koalicioni i partive shqiptare deklaroi se partitë që dominojnë qeverinë e re nuk votuan që Tuzi të bëhet një bashki, as për Ligjin mbi Përdorimin e Simboleve Kombëtare.

“Këto parti e quajnë shtetin e Kosovës të rremë, dhe shpesh terrorist. Ata nuk duan një shtet civil, por një Mal të Zi (të Madh) Serb”, thuhej në përgjigje tyre.

Krerët e këtyre partive, siç thanë ata, edhe në fillim të shekullit XXI-të, “ëndërrojnë të kapin Shkodrën, Dubrovnikun, Pejën dhe Prizrenin dhe flasin për gërmimin e armëve”.

“Ata e konsiderojnë anëtarësimin në NATO një gabim strategjik, ashtu si pavarësia e Malit të Zi. Ata mbështesin përpjekjet për të përvetësuar faltoret tona të përbashkëta, me anë të të cilave Kisha Ortodokse Serbe godet në themelet e realitetit multietnik dhe multi-konfesional të vendit,” thuhet ndër të tjera në deklaratën e përbashkët të partive shqiptare në Malin e Zi.

Koalicioni ndër të tjera i shkruan Krivokapiçit se nëse gjërat e përmendura prej tyre nuk do të ishin të vërteta atëherë ato do të ishin të lumtur.

 “Nëse na bindni ndryshe me veprim konkret, ne do të jemi jashtëzakonisht të lumtur”, ka thënë koalicioni.

Gjithashtu ata deklaruan se do të mbështesnin në parlament çdo vendim ose akt juridik që ata e konsiderojnë si në interesin e përgjithshëm

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu