Kolaudimi i makinave do të ofrohet nga shteti

0

Shërbimi për kolaudimin e makinave në Shqipëri nuk do të ofrohet më nga privati duke filluar nga data 1 janar e vitit të ardhshëm. Më datë 31 dhjetor përfundon kontrata e koncesionit 10 vjeçar për këtë shërbim me kompaninë SGS Albania.

Kjo bën që nga viti i ardhshëm shërbimi të ofrohet nga Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor.

Në vendim kërkohet që kompania të dorëzojë mjediset dhe infrastrukturën. Urdhri ngarkon Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor që të marrë në dorëzim asetet, që janë qendrat e kontrollit teknik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu