Komandanti i Njësisë së Parë Zjarrfikëse Vullnetare në Shqipëri, Enver Biturku, takime në bashkinë Elbasan dhe Repartin Zjarrfikës

0

Puna e zjarrfikësve nuk është thjeshtë një profesion. Ai është një mision. Janë ata që u gjenden pranë qytetarëve në momentet më të vështira të jetës.

Ndaj vullnetarizmi, solidariteti dhe humanizmi marrin një vlerë të veçantë.

Komandanti i Njësisë së Parë Zjarrfikëse Vullnetarë në Shqipëri, Enver Biturku. ishte sot në qytetin e Elbasanit ku zhvilloi takime në bashkinë e Elbasanit dhe Repartin Zjarrfikës.

Në bashki ai u prit në takim nga Shefi i Kabinetit z. Ervin Muço. Objekt kryesor i bisedës ishte ngritja në Bashkinë e Elbasanit e një Njësie të Zjarrfikësve Vullnetarë, e cila do jetë mbështetje kryesore për Repartin e Zjarrfikësve profesionistë.

Bashkia e Elbasanit mbështeti iniciativën e z. Biturku dhe u tregua e gatëshme të themelonte sa më shpejt këtë shërbim.

Përveç takimit në Bashki, u zhvillua edhe një vizitë te Stacioni Zjarrfikës, ku Komandanti i Njësisë së Parë Zjarrfikëse Vullnetare në Shqipëri, Enver Biturku. u njoh me situatën dhe nevojat që ka ky Repart.

Z. Biturku premtoi se, përmes Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë, do të ndihmojë me uniforma dhe pajisje të ndryshme.

Ngritja e Njësisë së Zjarrfikësve Vullnetarë edhe në Bashkinë e Elbasanit, është një iniciativë për t’u mbështetur dhe merita i përket z. Biturku. Infowebtv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu