“Kompanitë Kampione Shqiptare për një mjedis pune miqësor ndaj familjes”. Infowebtv pjesëmarrëse në prezantimin e projektit nga UNFPA

0

U prezantua raporti mbi “Kompanitë Kampione Shqiptare për një mjedis pune miqësor ndaj familjes”.

Pjesëmarrëse në këtë projekt ishte edhe Drejtorja e Medias Infowebtv.com Anisa Bahiti.

Raporti synon të identifikojë kompanitë në tregun shqiptar që kanë punuar më shumë në krijimin e mjediseve të punës që janë miqësore ndaj familjes.

Ja postimi në Facebook i Drejtores së Medias Infowebtv, Anisa Bahiti, lidhur me këtë takim:

Në cilesine e Drejtores së Medias Infowebtv (https://infowebtv.com/ ) pata kënaqësin të isha e ftuar dhe pjesëmarrëse nga UNFPA Albania në prezantimin e raportit mbi “Kompanitë Kampione Shqiptare për një mjedis pune miqësor ndaj familjes”.

Ky raport ishte rezultat i një analize dhe pyetësori të detajuar dhe synon të identifikojë kompanitë në tregun shqiptar që kanë punuar më shumë në krijimin e mjediseve të punës që janë miqësore ndaj familjes. Kompanite dhe bizenset qe operojne në Shqipëri çdo ditë duhet të bëjnë pëpjekje për të sjellë modele pozitive në këtë nismë përmes punës si dhe duke sjellë ndryshime konkrete për mjedise pune më miqësore për familjen.

UNFPA me praninë e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Unionin e Dhomave të Tregtisë si dhe Kompanitë Kampione të identifikuara bashkebiseduan me biznese dhe aktore te tjerë mbi rëndësine e ketij bashkëpunimi në të ardhmen për tregun e punes dhe jo vetëm.

Ky raport është pjesë e aktiviteteve dhe objektivave të projektit rajonal “Më shumë zgjedhje: Politikat Familjare të Përgjegjshme Gjinore për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë” i zbatuar nga UNFPA dhe mbështetet financiarisht nga Agjencia Austriake e Zhvillimit .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu