Komunikata e policisë Elbasan për 24 orët e fundit

0

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: L.Rr., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë thikë bashkëshorten e tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasi M.M., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit :

A.Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Kodër Bujarës, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

K.K., 22 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Bradashesh, Elbasan, ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin A.Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, i cili ishte këmbësor

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu