Prej 9 muajsh nuk del në publik/ Mediat: Gruaja e Kim Jong-un është vrarë

0

Pas qarkullimit të lajmeve për vdekjen e diktatorit Kim Jong-un, mediat po aludojnë për vdekjen e bashkëshortes së tij, 31-vjeçarja e cila për herë të fundit në publik është parë në muajin janar.
Për herë të fundit, Ri Sol-ju u shfaq së bashku me Kim më 25 janar, në një teatër në Penian. Analistë të shumtë aludojnë, se mos gruaja e diktatorit është sëmurë, ose është ekzekutuar pamëshirshëm nga ai. Që prej daljes së fundit, Ri Sol-ju ka humbur një sërë ngjarjesh kryesore kombëtare në vend, madje edhe paradën më të fundit ushtarake të Koresë së Veriut më 10 tetor.
Sipas mediave pranë Koresë së Veriut, zhdukja e mistershme e gruas së Kim, është diskutim që bëhet prej muajsh me radhë. Sipas burimit të pa identifikuar, ka te thashetheme që po qarkullojnë në lidhje me 31-vjeçren. E para, është ajo se Ri po vuan nga një problem shëndetësor, por nuk është kjo teoria kryesore.
Disa të tjerë besojnë se ajo po kujdeset për tezen e Kim, Kim Koyong-hui, e cila është e sëmurë prej kohësh. Zëra të shumtë aludojnë se Ri po merret me edukimin e vajzës së çiftit, e cila sapo ka nisur shkollën fillore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu