Komunikata e Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Elbasanit për situatën e krijuar nga ngrica dhe dëbora

0

 

Ne qarkun Elbasan gjate oreve te mbremjes se djeshme ka pasur reshje debore ne zonat malore. Ne zonat malore te Librazhdit si Stebleva trashesia ka arritur nga 10-15cm. Ndersa ne Qaf Thane trashesia ka arritur deri 10cm. Ne pjesen tjeter te qarkut ka pasur pjeserisht reshje te dobeta shiu.

Akset e prekura nga bora jane Elbasan – Qafe Thane, ne Qaf Thane dhe aksi Librazhd-Sterbleve ku nga Klenja ne Zgosh qarkullimi kryhet me zinxhire.

Nga firmat kontraktuese jane marre masat per normalizimin e situates duke perdorur kripe e skorie. Qarkullimi nuk eshte nderprere ne keto akse dhe vijon normalisht.

Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht, pervec disa fshatrave ne Nj.A te bashkise Prrenjas si: Rrajce, Qukes si dhe nje linje e cila furnizon fshatin Lin ne Pogradec dhe zonen e Mokres. Nga ana e OSHE po punohet per riparimin e defekteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu