Konfirmohen 4 raste të reja me COVID-19 në Elbasan, ja për kë bëhet fjalë

0

4 raste te reja me Covid 19-janë regjistruar në 24 orët e fundit në qytetin e Elbasanit.

Bëhet fjalë për tre anëtarët e një familje, dy bashkëshortët dhe djalin, ndërsa personi i katërt i takon një të riu me veprimtari në kryeqytet, nga ku mendohet se është infektuar.

4 rastet e reja mësohet se ndodhen në gjendje jo të rëndë shëndetësore, ndërsa janë izoluar në banesën e tyre në Elbasan.

Hetimi epidemiologjik e ka të vështirë të zbulojë infektimin e rasteve të reja, të paktën për tre anëtarët e së njëjtës familje, pasi tashmë vatra e infeksionit është më e shpërndarë.

Me rastet e sotme numri i personave aktiv me covid në Elbasan ka arritur në 17. Ministria e Shëndetësisë vazhdon të raportojë rritje të numrit të personave të prekur nga virusi dhe të shtrimeve. Pavarësisht këtij fakti duket se qytetarët janë plotësisht të ndërgjegjësuar, pasi edhe në lëvizje i sheh pa përdorur masa mbrojtëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu