Konfirmohet, Nelaj: Vaksina kineze ka mbaruar…

0

ISHP konfirmon pas disa ditësh kaos se vaksinat kineze janë në përfundim. Aktualisht në vendin tonë nuk po merret doza e parë e kësaj vaksine.

ISHP sqaron se kur do të rinis ky proces për të gjithë qytetarët.

“Me vaksinën corovax nuk po bëjmë më dozat e para sepse duam të plotësojmë të gjithë ata që morën dozën e parë të marrin dozën e dytë. Ky moment pushim është thjesht sa të na jep kohë që ne të presim sasinë tjetër për të vazhduar furnizimin.

Sasi të tjera pritet të vijnë dhe tashmë është nënshkruar kontrata edhe për 500 mijë dozat e tjera dhe pritet të vijnë sasitë e para ku ne do të plotësojmë të gjithë ata që kanë nevojë për të marrë dozën e dytë. Dhe do te vijojmë sërish vaksinimet masive me dozat e para”, tha drejtuesja e programit të vaksinimeve Erida Nelaj.

Drejtuesja e këtij procesi thotë se nuk ka vend për shqetësim duke shpjeguar domethënien e datës së vendosur në karton.

“Njerëzit duhet të kuptojë se ne japim referencë datën minimale si orientuese, pra asnjëherë para kësaj date, por pas kësaj date në çdo kohë mund të bëhet doza e dytë, pra në momentin që është e disponueshme. Si psh vaksina AstraZeneca thotë nga 8 në 12 javë dhe studimet por tregojnë se sa më larg të bëhet aq më mirë është” , sqaron më tej Nelaj.

ISHP i bën thirrje qytetarëve që të marrin dozat e vaksinës duke u konsultuar fillimisht me mjekun e familjes. Kjo për të eliminuar pritjen në radhë dhe për tu informuar paraprakisht nëse ka apo jo vaksina.

Aktualisht në vendin tonë po kryhen rreth 8 mijë vaksinë në ditë, shumë më pak se para disa javësh kur vaksinohen rreth 20 mijë persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu