Konfirmohet rasti i parë me variantin indian të Covid-19 në kufi me Shqipërinë

0

Në Maqedoni është konfirmuar rasti i parë me variantin indian të koronavirusit.

Sipas mediave vendase, lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe,  i cili tha se pacienti ka qenë i hospitalizuar në një spital privat.

“Sipas anketës epidemiologjike të cilën e ka bërë spitali, pacienti është kthyer nga Iraku, ku më parë 10 ditë ka qenë i hospitalizuar. Kur është kthyer në vend, menjëherë me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në spital. Gjendja e pacientit është stabile dhe nuk ka ndonjë shenjë për rrezik”, ka thënë Filipçe.

Më tej ai deklaroi se do të propozojë deri te Shtabi i Përgjithshëm i Krizës që masat aktuale dhe ora policore të mbesin në fuqi deri më 15 qershor në tërë vendin.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 155,417 raste të reja dhe 5,455 viktima nga Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu