Një konflikt ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Tiranës, ku dy persona kanë goditur një punonjës policie dhe një tjetër që ndodhej me të. P
ër pasojë, efektivi dhe shoku i tij kanë marrë dëmtime dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.
Gjatë konfliktit, policit i ka rënë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë.