Kontrata marramendëse 10-vjeçare e ” pleshtit” tek Barcelona

0

Lionel Messi është shumë pranë arritjes së akordit me Barcelonën. Me kontratën e re, Messi do të jetë për 10 vite në Katalonjë.

Sipas mediave të huaja, Messi duket se e ka lënë pas pakënaqësinë me klubin, gjë e cila u pasqyrua verën e kaluar dhe po mendon të qëndroj në skuadrën që e bëri të njohur.

Sipas ‘El Chiringuito de Jugones’, tashmë Leo Messi e ka kontratën në tavolinë nga Juan Laporta, njeriu që ka ndryshuar gjithçka që prej emërimit në krye të Barcelonës dhe ditë pas dite, po e bind Messin që të rinovojë.

Gjithmonë sipas kësaj medie, kontrata që i është ofruar Mesit nga Barça është 10 vjeçare. 2 vite si lojtar në Barcelonë, 2 të tjera do të luajë në Amerikë te Miami dhe më pas do të kthehet në Barcelonë për të marr një rol të veçantë.

Nga kjo kontratë, El Chiringuito raporton se Messi për 10 vjet do të fitojë në total 120 milionë euro neto. Natyrisht, tani pritet të shihet, pasi fjalën e fundit për të vendosur e ka “pleshti”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu