Kosova gati për aplikimin e dozave të treta të vaksinave anti-COVID, ja kur nis fushata

0

Fillimi i vitit të ardhshëm, shihet si koha e duhur për autoritetet e shëndetësisë në Kosovë, për të aplikuar në popullatë dozat e treta të vaksinës anti-COVID.

Kjo është konfirmuar nga mediat në Kosovë, të cilat thonë se nuk do të jetë problem sigurimi i vaksinave për të kryer këtë fushatë.

“Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19, nuk ka ndonjë procedurë tjetër, pra është proces i ngjashëm me aplikimin e dozës së parë dhe të dytë. Dallimi qëndron se disa shtete të cilat kanë filluar ta japin dozën e tretë, këtë e bëjnë tek grupe të caktuara të popullatës si të moshuarit, punëtorët e kujdesit shëndetësorë apo ndonjë kategori tjetër që ka imunitet të komprometuar.

Ekipet e vaksinimit janë të përgatitura në çdo kohë që ta administrojnë edhe dozën e tretë. Sigurisht që ka gjasa që kjo dozë të administrohet në kohën e përmendur nga ju”, kanë thënë zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, për mediat vendase.

 

 

Kujtojmë që Kosova deri tani ka administruar 1 milion e 375 mijë e 295 doza të vaksinës.

809 mijë e 496 qytetarë janë të vaksinuar me një dozë të vaksinës, ndërsa 565 mijë e 799 me të dy dozat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here