Kosova ndryshon të gjithë ambasadorët politikë

0

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla këtë të mërkurë ka dërguar tek presidentja Vjosa Osmani propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik të të gjithë ambasadorëve të Republikës së Kosovës të emëruar politikisht.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i lartë i ministres Gërvalla, Kreshnik Ahmeti, i cili theksoi se MPJD falënderon të gjithë ambasadorët për punën dhe angazhimin e deritanishëm.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm”, ka thënë ai.

E është vetë Qëndrim Gashi i cili ka njoftuar se po ashtu është liruar nga detyra e ambasadorit në Paris. Gashi tha se kjo kërkesë ka ardhur pas kërkesës së tij të bërë në dhjetor të vitit të kaluar.

Qëndrim Gashi ishte emëruar ambasador në Paris në vitin 2015, nga presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu