Kush ishte destinacioni i mijëra paundëve që u kapën dje në parakolpin e furgonit në Durrës. Flet shoferi 21-vjeçar

0

 

Olsi Sefolli 21-vjeç u arrestua ditën e sotme nga policia pasi në furgonin e mallrave që ai drejtonte gjatë një kontrolli në portin e Durrësit u gjetën 123.460 paund dhe 280 sterlina.

Policia pikasi mjetin që ishte nisur nga Anglia duke e kaluar atë në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Sasia e parave ishte futur në disa pako dhe çanta të vogla dhe ishin fshehur në pjesën e parakolpit. I riu tha se nuk kishte dijeni se në furgon ishte fshehur shuma e parave.

Nuk dihet ende destinacioni i parave, ndërsa shoqëria që ka në zotërim furgonin rezulton e regjistruar në Angli në emër të Guxim Sefollit.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar edhe1 laptop dhe 2 telefona celularë, ndërkohë që ndaj 21 vjeçarit rëndojnë akuzat për t për pastrim parash, mosdeklarim dhe kontrabandë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu