Kosovë/ Arrestohen shqiptarët, që transportonin armë pa leje

0

Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, të cilët janë kapur duke transportuar armë pa leje.

Sipas njoftimit të policisë në pikë kalim e Vërmicës, pas kontrollit të kryer në makinë kanë gjetur të çmontuara nën ulësen e bashkudhëtarit tre armët AK47.

Njoftimi i plotë:

Njësit e anti-kontrabandës së Doganës së Kosovës sot kanë zbuluar të fshehura në një automjet me targa të Shqipërisë armë, respektivisht tre (3)  AK-47 të çmontuar.

Gjatë kontrolleve rutinore në pikë kalim e Vërmicës oficerët doganor kanë selektuar këtë automjet për kontroll të detajuar, në automjet gjendeshin dy shtetas të Shqipërisë. Gjatë kontrollit nën ulësen e bashkudhëtarit janë gjetur të çmontuara tre armët AK47.

Personat janë ndaluar si dhe automjeti është kontrolluar në detaje, derisa rasti tutje është përcjell tek Policia e Kosovës për hetime të mëtejme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu