KPA shkarkon Rilinda Selimin për shkak të kontakteve të papërshtatshme, lidhje familjare me një të dënuar

0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Administrativ Rilinda Selimi, pasi e konstatoi atë të papërshtatshme në kriterin e figurës.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të mërkurën shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Administrativ, Rilinda Selimi. Kjo pasi e konstatoi atë të papërshtatshme në kriterin e integritetit figurës, një nga tre shtyllat e rivlerësimit.

Sot, në përmbledhje të vendimit trupa kryesuar prej Sokol Çomos, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Natasha Mulaj, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi, vuri në dukje se kontaktet me një person me inicialet F.D, e shkuara e të cilit kishte qenë ndër elementët penalizues edhe në rivlerësimin e bashkëshortit të Selimit, e bënin gjyqtaren të papërshtatshme për të ushtruar detyrën e saj.

F.D sipas KPA edhe pse ishte dënuar vetëm për “moskallëzim krimi”, kishte qenë i hetuar që prej vitit 2013 për trafik të narkotikëve. Kolegji arsyetoi se kontaktet e gjyqtares me këtë person nuk ishin rastësore, por se ata kishin lidhje familjare.  Në fund, Kolegji arsyetoi se gjyqtarja Selimi nuk arrin nivel të besueshëm sa i përket kriterit te “pastërtisë së figurës” dhe se duhej të shkarkohej nga detyra. KPA në të njëjtin vendim rrëzoi kërkimet e Komisionerit Publik në kriterin e pasurisë.

Rilinda Selimi, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit, u konfirmua në detyrë në 14 dhjetor 2020, por menjëherë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, rekomandoi menjëherë apelimin e vendimit, duke arsyetuar se KPK nuk kishte hetuar apo kishte hetuar sipërfaqësisht disa prej problemeve të gjyqtares që preknin të tre kriteret e rivlerësimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu