Krah njëra-tjetrës, motrat Zeqiri bashkë edhe në gjimnastikë

0

Dy motrat Zeqiri shënojnë sukses në sportin e tyre më të dashur edhe pse në një moshë të vogël. Vilëza 14 dhe Lisa 16 vjeç i janë përkushtuar me devotshmëri gjimnastikës.

Përveç se në shtëpi, motrat Zeqiri janë të pandashme edhe në rutinën ditore me ushtrimet në gjimnastikë.Vilëza dhe Lisa thonë se përfitimet shëndetësore i kanë të shumta nga ky sport.

Avancimi në disiplinat e gjimnastikës bëri që gradualisht të dyja të bëheshin pjesëmarrëse në gara brenda dhe jashtë vendit.

Në të gjitha disiplinat e këtij sporti Vilsa thotë se është e përgatitur fort. Zhvillimin e konstruktit trupor Lisa thotë se e ka vërejtur me kohë e kjo ishte një nga arsyet pse nuk iu nda këtij sporti. Ajo e ka të ngulitur në mendje paraqitjen e saj të parë në gara jashtë vendit.

Padyshim babai i tyre,  Sadik Zeqiri është mbështetja e tyre më e madhe dhe krenar për cdo arritje të dy vajzave të tij të talentuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu