Kreu i kartelit famëkeq arrestohet gjatë ceremonisë martesore në kishë

0

Pas të paktën pesë vjet kërkimesh, policia bastisi kishën ku po martohej Luis Daniel Santana Hernández, i cili në moshën 24 vjeçare kishte marrë drejtimin e kartelit famëkeq “Gulf”.

Kryetrafikanti i veshur me kostum dasme e me trëndafil të bardhë në gjoks, shihet që ngërdheshet me ironi teksa prokurorët i thotë se është i arrestuar.

Familjaret e tij femra nisin të ulërasin teksa oficerët e marrin me vete, ndërsa ajo që besohet se është vjehrra e re, tenton t’ia shkëpusë dhëndrin duarve të policëve.

“Machete” Santana ishte në arrati prej vitit 2017 dhe besohej se fshihej në një stofkë malore në rajonin kolumbian të Antioquia.

Autoritetet akuzojnë Santana si autor të një seri vrasjesh të përgjakshme të kryera për klanin Gulf, karteli më i njohur dhe më brutal në Kolumbi.

Ata akuzojnë atë si drejtues të një rrjeti trafiku armësh e drogash.

Kartelet e drogave mbeten një forcë e fuqishme në Kolumbi, vendi i Pablo Escobar, dikur trafikanti më i madh i kokainës në botë.

Vitin e kaluar qeveria atje tha se kishte reduktuar masën e tokave të mbjella me kokoa, nga te cilat prodhohet kokaina, por kartelet kanë rifituar terrenin e humbur.

Grupet e armatosura kanë nisur një sistem të vetin për bërjes së drejtësisë, që ka lënë dhjetra të vrarë në dosa zona veriore të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu