Kreu i KQZ:“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore që të përcjellin me qetësi proçesin”,

0

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka reaguar në një postim në rrjetin social facebook në lidhje me daljet e përfaqësuesve politikë apo exit poll-eve pas zgjedhjeve.

Ai ka kërkuar që subjektet zgjedhore dhe përfaqësuesit e të gjitha partive të presin me qetësi procesin e numërimit pas askush nuk e di se kush i ka fituar zgjedhjet.

“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore, që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi pasi askush nuk e di se kush i ka fituar këto zgjedhje”, shkruan Celibashi.

Gjithashtu u ka kërkuar liderëve politikë që të ruajnë vetëpërmbajtje deri në daljen e rezultateve në mënyrë që të krijohet klima e duhur e punës për komisionerët dhe numëruesit.

“Lidershipi politik duhet të tregojë vetëpërmbajtje në mënyrë që komisionerët dhe numëruesit të kenë klimën e duhur për të zhvilluar një proces numërimi të sigurtë dhe transparent”, përfundoi kreu i KQZ.

Postimi i plotë

Ju bën thirrje subjekteve zgjedhore, që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi pasi askush nuk e di se kush i ka fituar këto zgjedhje.

Duhet të presim që të numërohen fletët e votimit, për të kuptuar se kush është fituesi i zgjedhjeve të datës #25prill2021.

Çdo deklarim pa nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit nuk do t’i shërbente qetësisë së nevojshme që duhet të shoqërojë procesin e numërimit të votave.

Lidershipi politik duhet të tregojë vetëpërmbajtje në mënyrë që komisionerët dhe numëruesit të kenë klimën e duhur për të zhvilluar një proces numërimi të sigurtë dhe transparent.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu