Kreu ndërhyrjen në zemër, Eriksen del nga spitali dhe viziton skuadrën e tij

0

Christian Eriksen ka dalë nga spitali pasi ka kryer me sukses ndërhyrjen që ju bë në zemër për t’i implementuar një defribilator automatik.

Futbollisti danez 29-vjecar vuajti nga një arrest kardiak në ndeshjen e parë të kampionatit europian të përfaqësueses së tij Danimerkë-Finlandë, që u zhvilluar në Kopenhagen ditën e shtunë.

Ai vizitoi skuadrën ditën e premte dhe tani do të rikthehet në shtëpi tek familja e tij. Ndërkohë bëhet me dije se këto ekzaminime, do të përsëriten nga futbollisti sërish pas 1 muaji, në mënyrë që të sigurohet se çdo gjë të ketë shkuar mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu