Krijohet në Elbasan “Aleanca e Zgjeruar e Grave Këshilltare Bashkiake”

0

 

Sot me mbështetjen e Bashkive të Forta dhe HELVETAS u formalizua në Elbasan “Aleanca e Zgjeruar e Grave Këshilltare Bashkiake”.

Aleanca e Zgjeruar e Grave Këshilltare Bashkiake në Bashkinë e Elbasanit (AGKB) është një grup informal dhe vullnetar, ndërpartiak i këshilltareve gra dhe vajza anëtare të Këshillit Bashkiak.

Aleanca e Zgjeruar e Grave Këshilltare Bashkiake” në Bashkinë e Elbasanit aspiron për një shoqëri të barabartë në Shqipëri, me përfaqësim dhe kontribute të barabarta të grave dhe burrave në qeverisjen lokale. Kjo Aleancë beson në një shoqëri të bazuar në solidaritet, diversitet, demokraci dhe barazi.

AGKB ka për qëllim fuqizimin e grave dhe vajzave këshilltare bashkiake dhe ndikimin e tyre në përmirësimin dhe hartimin e politikave lokale të favorshme për komunitetin , gratë dhe grupet e tjera të pafavorizuara në bashkitë përkatëse.

Misioni është që të bashkojë gratë dhe vajzat, antare të këshillave bashkiakë në Shqipëri nga të gjitha partitë politike dhe gra e vajza që janë figura të spikatura të jetës publike.Të punojë për të zhvilluar dhe advokatuar për legjislacion, politikë dhe nisma që i pëgjigjen çështjeve që prekin nevojat e grave dhe vajzave si dhe komuniteteve për rritjen e barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale.

Objektivat kryesore janë rritja e kapaciteteve të grave dhe vajzave këshilltare përmes ndërmarrjes së iniciativave për krijimin dhe fuqizimin e potencialit politik të tyre si trajnime, vizita studimore, binjakëzimëve etj, përmes mekanizmave politikë, juridikë e socialë . Të ndërmarrë nisma për fuqizimin ekonomik, përmirësimin e shërbimeve sociale për gratë dhe vajzat duke advokuar në këshillat bashiakë dhe bashki projekt/vendime e programe që kontribuojnë në fuqizimin ekonomik e social të grave si dhe iniciativa për perspektivën gjinore. Nxitjen e bashkëpunimit ndërpartiak për të avokuar për zgjidhjen e problematikave të komunitetit, shtresave të margjinalizuara hartimin e politikave të përbashkëta lokale favorizuese.

Aleanca e Zgjeruar e Grave Këshilltare Bashkiake është e hapur të mirëpresë çdo grua dhe vajzë aktiviste të qytetit të Elbasanit dhe më gjërë për të kontribuar në objektivat dhe realizimin e qëllimeve të përbashkëta.

Aleanca përbëhet nga strukturat drejtuese që janë bordi dhe kryesia.

Bordi përbëhet nga:
1- Luiza Popja
2- Eligerta Bardhi
3- Briseida Gjoza
4- Alketa Ipeku
5- Zheni Gjergji
6- Shpresa Banja
7- Ardjana Kasa

Kryesia përbëhet nga:

1- Briseida Gjoza (Kryetare)
2- Zheni Gjergji (Nënkryetare)
3- Anisa Bahiti (Sekretare).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu