Drejtoresha e Infoelbasani-t zgjidhet Sekretare Ekzekutive e Kryesisë së Aleancës së Zgjeruar të Grave Këshilltare Bashkiake

0

Drejtoresha e Infoelbasani-t,  Anisa Bahiti, u zgjodh Sekretare Ekzekutive e Kryesisë së Aleancës së Zgjeruar të Grave Këshilltare Bashkiake.

Në formilizimin e kësaj Aleance që u mbajt sot në qyetin e Elbasanit me mbështetjen e BTF dhe HELVETAS në cilësinë e ish-këshilltares së Këshillit Bashkiak dhe ish-nënkryetares së AKGB  ishte e ftuar të merrte pjesë dhe të jepte kontributin e saj edhe Drejtoresha e Infoelbasani Anisa Bahiti.

Vajzat dhe gratë përfaqësuese të shoqërisë civile dhe OJF-ve, këshilltaret aktuale të Bashkisë Elbasan, pas diskutimeve mbi statusin, objektivat dhe qëllimin e AKGB-së, zgjodhën strukturat drejtuese të cilat janë bordi dhe kryesia dhe në cilësinë e Sekretares Ekzekutive u zgjodh Anisa Bahiti.

Aleanca si strukturë është e përbërë nga Bordi Drejtues i cili ka në përbërjen e tij përfaqësuese të Këshillit Bashkiak nga parti të ndryshme si dhe figura që vijnë nga shoqëria civile gra dhe vajza që kanë kontribuar prej vitesh në jetën aktive të qytetit.

Bordi zgjedh Kryesinë e cila është e përbërë nga Kryetarja, Briseida Gjoza dhe zv. Kryetarja Zheni Gjergji, që janë emra që vijnë nga partitë politike, ndërsa Sekretarja Ekzekutive është figurë e spikatur e jetës publike e cila i bashkohet misionit të Aleancës për fuqizimin dhe bashkimin e grave dhe vajzave nga të gjitha partitë politike dhe jo vetëm, që të punojnë për të zhvilluar dhe advokuar për çështje që prekin çështjen e grave dhe vajzave në komunitet për rritjen e barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu