Kriza energjitike në Maqedoni, opozita akuzon qeverinë: Sundojnë klanet kriminale

0

Teksa kriza energjitike ka prekur edhe Maqedoninë e Veriut ajo është kthyer gjithashtu në temë e akuzave të ndërsjellta mes pushtetit dhe opozitës.

Sipas Alsat, opozita, “Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase-Partia Demokratike për Bashkimin Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE) ka akuzuar qeverinë se vala e rritjes së çmimit të energjis dhe ngrohjes është si pasojë e keqmenaxhimit të saj. Sipas tyre, sistemi energjetik në vend është i shkatërruar tërësisht për shkak të interesave personale të njerëzve në pushtet të cilët janë të lidhur me klane mafioze që drejtojnë vendin. Sipas opozitës, qeveria po shkatërron gjithçka që ata kanë ndërtuar për dekada të tëra.

“E rritën në mënyrë të jashtëzakonshme çmimin e rrymës për 9,5%. E hoqën tarifën e lirë ditore për amvisëritë. Kompanitë që furnizojnë energji elektrike në tregun e lirë, ku rryma është 5 deri në 6 herë më e shtrenjtë janë lënë vetëm. E shtrenjtuan ngrohjen për 14%. Është e qartë se shtetin e sundojnë klane kriminale mafioze që përdorin institucionet shtetërore për nevojat personale dhe janë gati të shkatërrojnë gjithçka që kemi ndërtuar me dekada të tëra”, deklaroi Stevçe Antovski, anëtar i Komisionit për energjetikë VMRO-DPMNE.

Megjithatë akuza të forta vijnë edhe nga partia në pushtet, LSDM-ja ( Unioni Social Demokrat i Maqedonisë”, të cilët pohojnë se problemet në sistemin energjetik janë për shkak të sundimit paraprak të VMRO-së. Ata akuzojnë opozitën së në vend që të investonte në burime të ripërtërishme të energjisë, i kanë shpenzuar paratë për monumente.

“Një kilovat energji elektrike, në vitin 2006, viti kur VMRO-DPMNE mori pushtetin ishte 2,95 denarë për kilovat orë. Në vitin 2017, kur VMRO-DPMNE doli në opozitë, çmimi për kilovat orë ishte 4,95 denarë, që është pothuajse 100 për qind rritje. Ky është rezultati i Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së në energjetikë, 100 për qind rrymë më të shtrenjtë për qytetarët dhe është hequr tarifa e lirë ditore”, thonë nga LSDM.

Dimitar Kovaçevski është shprehur se në tre muajt e ardhshëm fokusi do të jetë përballja me krizën energjetike. Ai tha se është përgatitur një plan dhe janë krijuar grupe të reja masash kundër krizës që do t’i ndihmonin qytetarët dhe kompanitë për ta tejkaluar më lehtë krizën. Dimitar Kovaçevski është mandatuar për të drejtuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Presidenti i vendit Stevo Pendarovski i dha atij besimin për të formuar qeverinë e re. Ai zëvendësoi Zoran Zaevin në postin e kryeministrit pasi ky i fundit dha dorëheqjen për shkak të humbjes në zgjedhjet lokale të fundi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu