Kryemadhi nga Vlora : Nuk do i ndahem ‘dyshes së balerinave’ të bandës së Astirit

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nga Vlora ka thënë se nuk do i ndahet bandave të Rilindjes dhe Astirit që sipas saj drejtohen nga Edi Rama Afrim Qendro dhe Damian Gjiknuri.

Kryemadhi: 

Kurrë nuk i kanë dhënë Vlorës atë që takon. Vlora ka nevojë për të rinjtë dhe të rejat. Ju ftoj të votoni numrin 6, fëmijët tuaj. Votoni djemtë dhe vajzat tuaja. Vlora ka nevojë për figura të reja. Vlora ka nevojë për gjakun e saj. Ju ftoj të votoni numrin 6 sepse duke votuar LSI-në keni votuar për të ardhmen tuaj.  Në Sarandë LSI-ja do të jetë forcë e parë. Po ta ndaj mendjen Vlora jo tre po edhe të parët shkojmë. Sepse Vlora është vendi që ka vuajtur më shumë nga banda e Astirit dhe Rilindjes. Ju jap fjalën që nuk do i ndahem bajlozit të rilindjes që shkatërroi çdo vlerë socialiste. Nuk do i ndahem as dyshes së balerinave, të bandës së Astirit Damian Gjjiknurit dhe Afrim Qendros.  Jua bëjë të qartë që metodën e blerjes së votova që bëntë Qendro nuk e implementon dot në Vlorë sepse qytetarëet nuk eshesin votën e tyre. Doni ndryshim për vënde punë për të pasur një të ardhme më të sigurtë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu