Channing Tatum transformohet tërësisht nga vogëlushja e tij

0

Channing Tatum,aktori i preferuar i shumë vajzave ka vendosur të ‘heqi dorë’ nga muskujt dhe burrëria vetëm për vogëlushen e tij.

E vogla,Everly ka zbukuruar babain e saj me ngjyra nga më të ndryshmet dhe Tatum duket se i plotëson çdo kërkesë vajzës.

40-vjeçari ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një foto të pamjes së tij të transformuar pasi Everly e kishte lyer dhe i kishte bërë një ndryshim drastik.

Ajo i ka vendosur ton në sy, i ka lyer faqet, buzët dhe thonjtë me manikyr, ndërsa aktori nuk e kishte aspak problem të na e tregonte këtë pamje.

Channing është gjithashtu autor i një libri për fëmijë, libër që flet për marrëdhënien e një vajze të vogël me babain e saj.

InfoWebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu