Kryemadhi: Të rinjtë e Shqipërisë do paketojnë Ramën 3D më 25 prill

0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, duke folur nga Durrësi, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim synon që të jetë forcë e parë në Durrës.

Kryemadhi theksoi se të rinjtë e Shqipërisë do ta paketojnë Ramën në 3D më datë 25 prill.

“Mandatet e LSI janë mandate gjaku. Rama do të paketohet 3D. Durrësi e ka mundësinë që të jetë qendër e rëndësishme ekonomike për Shqipërinë dhe rajonin. Rama bën mashtrime me 3D. Të rinjtë e Durrësit dhe të Vlorës do ta paketojnë Edi Ramën në 3D. Ashtu siç bën ai projektet e tij 3D, ashtu do ta paktojnë Ramën, për ta çuar para gjykimit dhe të Zotit lart. Ta nxjerrim LSI-në forcë të parë në Durrës. askush të mos na mohojë që të jetojmë në Shqipëri me dinjitet dhe me punë të ndershme. Do ta çojmë deri në fund zotimin që të ndërtojmë të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Zoti e bekoftë Durrësin, rininë shqiptare dhe Shqipërinë. Votoni më 25 prill për numrin 6, për LSI-në”, deklaroi Kryemadhi.

 

 

Fjala e plotë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi:

Përshëndetje Durrësi, përshëndetje të rinj dhe të reja! Lona Lona je e jona, kështu e ka Durrësi. Përshëndetje të gjithë themeluesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke filluar nga Bujar Dhima. Përshëndetje të gjithë juve që e themeluat LSI-në 17 vjet më parë, me një qëllim, kundër arrogancës, kundër urrejtjes ndaj njëri tjetrit, kundër sfidimit dhe kundër kapjes së shtetit. Dhe ne kaluam sfida njëra pas tjetrës. Në 17 vite, u rritëm, u ulëm, u ngritëm, luftuam, por qëndruam të fortë sepse ishte dashuria, forca dhe zemra e njerëzve që e kanë dashur dhe e duan LSI-në, për të ecur përpara dhe për të zhvilluar qytetin e Durrësit.

Tek fliste Bahriu, Ari i thërrasim shkurt, shikoja motrën e tij, zyshën time, Majlinda Keta me emocion. Në jetë të gjithë kemi sfida dhe vështirësi, na ndodhin edhe fatkeqësi. Zysha e rriti Arin të vogël, siç ishte me mungesën e nënës dhe sot pas kaq vitesh, ajo e ndjek Arin si një nënë kudo nga pas. Dashuria e nënës dhe e motrës janë dashuri të patjetërsueshme, të cilat i japin forcë njeriut, i japin kurajon për të ndryshuar realitetet e hidhura dhe për të zhvilluar të ardhmen e fëmijëve tanë.

Sot vij nga Berati, që ishte një zjarr i vërtetë. Më ngatërroheshin fjalët, më ngatërroheshin mendimet, më futeshin fjalë në mendje dhe më kujtoheshin gjëra pafund. Histori, luftëra, beteja, sfilitje, por dashuria që buronte nga aty ishte një dashuri entuziaste që sot e ndjejmë këtu në bregun e detit, në bregun e Durrësit të mrekullueshëm.

Tek takohesha me ju pashë një zonjë shumë të bukur dhe më tha: Jam nusja e Eno Karapicit. Në fakt ne jemi të nderuar dhe e falenderoj shumë, që Eno pranoi të jetë pjesë e listës sonë. Sepse Eno vjen nga një familje me tradita durrsake, vjen nga një familje që me të vërtetë shoqëria dhe politika shqiptare ka nevojë, për qytetari, ka nevojë për dije. Dhe ne të gjithë kemi nevojë për këto kualitete, sepse energjia dhe forca e rinisë janë të domosdoshme, por pjekuria, mençuria e ekipeve të mrekullueshme, që kanë eksperiencën, kanë dijen, kanë forcën, janë të domosdoshme për të ndërtuar shtetin, atë shtet të fortë, i cili na bën dinjitoz për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Si gjithmonë, Edi Rama nuk të lë asnjëherë pa të zhgënjyer. Si gjithmonë siç zhgënjen në jetën personale, ashtu zhgënjen dhe në jetën politike. Tek e dëgjoja dje, mendoja vërtetë se do të thonte diçka të mirë. Mendoja vërtetë se do të kishte çelësat në dorë për mijëra e mijëra familje durrsakësh, të cilëve do u jepte shtëpitë dhe do mbante premtimet për shtëpitë që do të dorëzonte brenda vitit 2020. Por po ikën 2021, kanë kaluar mbi 18 muaj nga konferenca e famshme që bëri në Bruksel, ku mori 1,2 miliardë euro dhe sot vazhdojnë me mijëra familje të Durrësit, të cilat u prekën nga tërmeti i nëntorit, që flenë në çadra.

Më lejoni, që ne si partia e fjalës së mbajtur, si partia që u qëndron angazhimeve të saj, do ta çojmë deri në fund angazhimin tonë për rindërtimin e të gjitha shtëpive të tërmetit, për t’i çuar të gjitha familjet durrsake, të Bubqit, të Thumanës e kudo, në shtëpitë e tyre të sigurt dhe të jetojnë si qytetarë dinjitozë.

Ky premtim nuk është thjesht premtim elektoral, ky është një premtim që ne e kemi filluar që me banorët e Kombinatit. E kemi ndjekur hap pas hapi dhe do ta çojmë deri në fund. Ashtu siç fituan shkallën e parë në gjyq banorët e Kombinatit, ku Erion Veliaj me Edi Ramën, donin t’iu grabisnin pronat e tyre, edhe pse të dëmtuara nga tërmeti, ne qëndruam dhe luftuam deri në fund. Sepse të drejtën e fukarait nuk e tjetërson dot as Rilindja, as Bajlozi i ngordhur, asnjë gjë tjetër që kërkon Edi Rama të instalojë në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu