“Të dhënat i mori Lumi”, nga Edlira Gjoni

0

Nga Edlira Gjoni

Shumica e ka marrë me humor e disa janë bezdisur përse të tjerët shqetësohen që të dhënat personale kanë dalë sheshit, e bëjnë njerëzit me to pazar pervers kontrolli e kuriozimi.

Sot kaluam nga mbrojtja, në promovimin e shkeljes flagrante.

Qindra artikuj online për shqetësimin që mbart nxjerrja pa fre e të dhënave personale. Ne, nuk pyesim për të tilla “vogëlsira”.

Kur të kalojë kjo valë, do na bjerë mbi kokë pështyma e të qeshurës nga patronazhistët, e do na dhembë abuzimi me secilën të dhënë të nxjerrë kaq pa sforcim.

E në vend të mbrohemi, ne shahemi pse na ra sheqeri në ujë që u ekspozuam kështu, pa asnjë mburojë, nga vetë shteti që duhet të na mbrojë, e në fakt, na përbuz kaq hapur.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu