Kryeministri Edi Rama kërkon votën në Cërrik për Andi Sallën

0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral në bashkinë e Belshit dhe më pas është zhvendosur në Cërrik për të kërkuar votën për kryebashkiakun aktual dhe kandidatin e Partisë Socialiste për këtë bashki, Andi Salla, në zgjedhjet e “14 Majit”. Rama ka theksuar se Cërriku ka një bilanc pozitiv pune falë punës së bërë nga Andi Salla në këto 4 vite dhe se ai është “shalqi me provë” dhe “kali” i vetëm që mund të tërheqë karrocën përpara. Kryeministri gjithashtu ka theksuar se vota duhet të jepet për atë që i rri punës kokë dhe e mban vendin e pastër.

Fjala e Ramës:

Faleminderit për mikpritjen. Mikpritje që e kam ndjerë gjithmonë këtu. Ndryshe nga herët e tjera më vjen mirë që ndjehem më i lehtësuar para jush sepse sot kemi një bilanc shumë pozitiv nga puna e bërë, që nga momenti që Bashkinë e Cërrikut, e mori në dorë një djalë si Andi.

Me vjen shumë mirë që në këtë fushatë, në të gjitha ndalesat, është hera e parë që nuk flasim thuajse fare për ujin e pijshëm. Jo se ka mbaruar komplet projekti, por sepse falë punës tonë kemi arritur të përshpejtojmë projektin.

Këtu puna me ujin e pijshëm është vonuar për shkak të atyre që ishin më parë dhe duan të vijnë prap.

Nuk ka ndryshuar Cërriku në të gjithë historikun e vet, se sa ka ndryshuar në këto 4 vite. Më shumë se ndryshimi, i rëndësishëm është shpresa.

Kundërshtarët të gjitha kanë një karakteristike, vijë nga e shkuara, nuk kanë bërë asgjë nga e shkuara dhe vijnë jo për të bërë punë, por për të marrë peng bashkitë për interesa personalë.

I them atyre të djathtëve, kur votoni për kryetarin e bashkisë, votoni për atë që i rri punës kokë dhe e mban vendin e pastër.

Vota duhet që kur të vijnë gocat natën në shpi, mos kenë frikë se i ha ujku rrugëve, se s’ka llampa. Kush do i ndërrojë poçat, këta që i janë fikur poçat më kohë.

Andisi është “shalqi me provë”, dhe këtë e thotë kryekali i Tironës.

Ne nuk jemi më të mirët, por kuaj të tjerë për të tërheq karrocën, nuk keni ku të gjeni. Shyqyr jemi ne se nuk do të kishte më kuaj fare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu