Kryeministri i Pakistanit infektohet me COVID-19, dy ditë pasi mori vaksinën kineze ‘Sinopharm’

0

Kryeministri i Pakistanit infektohet me COVID-19, dy ditë pasi mori vaksinën kineze ‘Sinopharm’

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan rezultoi pozitiv me COVID-19, tha zyra e tij, vetëm dy ditë pasi ishte vaksinuar kundër sëmundjes.

“Në këtë pikë, Zyra mund ta konfirmojë vetëm që kryeministri ka rezultuar pozitiv me coronavirus dhe është vetë-izoluar”, tha zyra e tij të shtunën.

Sipas Al Jazeera, Khan, 68-vjeç, u vaksinua të enjten me vaksinën e prodhuar kineze “Sinopharm”, teksa vendi lufton me valën e tretë të pandemisë.

Khan ka mbajtur kohëve të fundit takime të rregullta dhe të shpeshta, përfshirë pjesëmarrjen në një konferencë sigurie të mbajtur në kryeqytetin, Islamabad, ku morën pjesë një numër i madh njerëzish.

Vendi i Azisë jugore prej 220 milionë banorësh po sheh një rritje të shpejtë të infeksioneve me coronavirus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu