Rama tregohet cinik: Në Milano njerëzit kanë krijuar radhë të gjata për të marrë ushqime falas (Po në Shqipëri ku mund të shkojnë të varfërit?!)

0

Rama tregohet cinik: Në Milano njerëzit kanë krijuar radhë të gjata për të marrë ushqime falas (Po në Shqipëri ku mund të shkojnë të varfërit?!)

Kryeministri Edi Rama teksa është ndalur që të prezantojnë kandidatët për deputetë në qarkun e Elbasanit, tha se mandati i dytë i socialistëve u nda në mes si pasojë e tërmetit dhe e pandemisë. Rama është treguar cinik teksa ka krahasuar Shqipërinë me Milanon, që sipas tij njerëzit mbajnë radhë të gjata për të marrë ushqime falas.

Ajo që nuk thotë, ose nuk e ka testuar kryeministri, është fakti se në Shqipëri askush nuk ndan ushqime falas, pasi mesiguri radhët do të ishin shumë më të gjata se ato të Milanos.

“Morëm dy goditje të tmerrshme në mes të mandatit, pandemia dhe tërmeti. Shikoja dje radhët që po bëheshin dje në Itali, në Milano, në pikat ku jepen ushqime falas për njerëzit, në Itali në Milano. Nuk është një situatë rozë as në vendet më të mëdha dhe të pasura, nuk ka si të jetë as këtu te ne. Por ja kemi dalë derimë tani lavdi zotit dhe përpjekjeve të mëdha që kemi bërë, do t’ia dalim”, u shpreh Rama në Elbasan.

Kjo deklaratë e Ramës vjen në një moment kur shumë familje janë duke marrë borxh për të kuruar pasojat e Covid, në një kohë kur ndihma e dhënë nga shteti qoftë edhe për ilaçe është e papërfillshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu