Kryepeshkopi Anastas operohet në zemër

0

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos mësohet se i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal.

Janullatos është operuar në zemër, ku ka vendosur dy stenda, pas shqetësimeve të shfaqura kohët e fundit.

Njoftimin për mediat e ka dhënë Kryepeshkopata, e cila njofton se ndërhyrja pati sukses dhe se gjendja e Anastas Janullatos është e kënaqshme.

Ndërkohë që kryepeshkopi do të marrë kohë për tu rikuperuar në spital.

Njoftimi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë:

NJË PERIPECI E VOGËL ME SHËNDETIN E KRYEPISKOPIT ANASTAS

Pasditen e së premtes, dt. 26 qershor 2020, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij, Anastasi, u shtrua në një spital privat në Tiranë, për shkak të shqetësimeve kardiake.

Pas ekzaminimeve, u konstatua stenozë e arteries së zemrës dhe brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave. Lavdi Zotit, sot, ditën e shtunë, shëndeti i tij paraqitet veçanërisht i kënaqshëm.

Mjekët e informuan se brenda dy ditësh do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepiskopatë.

Kryepiskopata e Hirshme e Tiranës dhe Durrësit,

27 qershor 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu