Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela vjen në Prokurorinë e Elbasanit

0

Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela bën një vizitë blic në Prokurorinë e Elbasanit.

Kryeprokurori mbërriti në mesditë në organin e akuzës në këtë qytet.

Objekt i vizitës së punës kanë qenë ngjarjet e rëda kriminale të ndodhura në Elbasan gjatë kohëve të fundit.

Kryeprokurori Olsian Çela foli për një situatë të paprecedentë të krijuar në qytetin e Elbasanit. Zyrtari i lartë i Prokurorisë, i ndodhur sot në Elbasan pranoi se qyteti po kontrollohet nga krimi dhe se prokuroria dhe policia nuk mund ta tolerojnë më që ky qytet të përdoret për të larë hesapet mes bandave, prandaj shtoi se ndaj tyre duhet një përgjigje ekzemplare.

“Niveli i krimit të rëndë dhe organizuar në Elbasan po rritet. Po vihet se re krimi po kontrollon qytetin dhe jetën ekonomike. Kërkojnë vëmendje të veçantë dhe përgjigje ekzemplere nga shteti.
Një qytet s’mund të kthehet në vend për luftë mes bandash për kontroll territoresh apo për hesapet mes tyre. Kjo që ndodh është maja e ajsbergut. As Elbasani dhe as qytete të tjera nuk mund të merren peng nga këto grupe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu