21-vjeçari në Greqi tenton t’i rrëmbejë policit armën.

0

Një 21 vjeçar nga shqipëria ka tentuar t’i rrëmbejë armënpolicit grek, i cili po e arrestonte të riun. Ngjarja është kapur nga kamerat, ku pasqyrohet edhe shkrepja padashje e pistoletës.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Katerinit në Greqinë veriore, mbas një sherri banal në sheshin qendror të Katerinit.
Sipas policisë, forcat e ndërhyrjes së shpejtë shkuan në zonë për të verifikuar një ngjarje dhe gjatë operacionit iu kërkua dy shqiptarëve dhe një greku të pranishëm në incident të tregonin se ç’dinin për ngjarjen.

Grupi i të rinjve reagoi negativisht,çka i detyroi agjentët e policisë të kërkojnë shoqërimin e tyre në rajon.
21-vjeçari shtyu dhe goditi policinë dhe në përleshje tentoi t’i rrëmbente një agjenti të policisë armën e shërbimit.
Gjatë përplasjes,arma u shkreh gabimisht,duke shkaktuar panik.

Dy të rinjtë e tjerë u arrestuan nën akuzat e tentativës për lirim të të arrestuarit, ndërsa ndaj 21 vjeçarit u ngritën akuza të rënda si tentativë vrasje, tentative arratisje etj, të cilat pritet ti kushtojnë atij shumë vite burg nëse gjykata e gjen atë fajtor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu