1 muaj pas fitores së Conference League në Tiranë, Kumbulla kujton emocionet: Ditë e paharrueshme

0

Roma fitoi Conference League më 25 maj, duke u kthyer kështu te triumfi i një kupe, pas shumë vitesh. Italianët mundën Feyenoordin, në finalen e luajtur në Tiranë.

Sot, një muaj më pas, futbollisti i skuadrës së drejtuar nga Mourinho, Marash Kumbulla ka bërë një postim në rrjetet sociale. “Një muaj më parë ishim kështu.Ditë e paharrueshme” – shkruan ai, krahas fotove respektive. Edhe pse nuk luajti asnjë minutë në Air Albania, mbrojtësi shqiptar e ka shijuar pafund suksesin e arritur në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu