Kthjellime dhe shira në disa zona, parashikimi i motit për sot

0

Kthjellimet dominojne motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat Jugore duke rrezikuar mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu në ekstremin Jugor dhe zonat Juglindore te vendit. Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Ishujt Britanikë do të jenë mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë vranësira dhe shira në formë shtërngatash. Po ashtu, pjesërish qendra e kontienetit do të paraqiten me vranësira konvektive, rrebeshe shiu si edhe breshër; Ndersa Europa Jugperëndimore, Europa Juglindore dhe e gjithë Skandinavia mbizoterohen nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

Republika e kosovës

Paraditja do të nisë, me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin e kosovës POR pas- mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë rajonin e kosovës POR mundësia për reshje është thuajse zero.

Maqedonia e Veriut

MV për-gjatë paradites paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por orët e pasdites do të kenë kalim të vranësirave nëpër të gjithë MV, megjithatë nuk priten reshje. Kjo situate e motit do të shoqërohet gjithshtu dhe me ulje të lehtë të temperaturave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu