SKANDALI “XHAKA”/ Kartoni i tij hetohet zyrtarisht, kuota të pabesueshme minutat e fundit dhe fitimi i çmendur

0

Kartoni i verdhe misterioz i Granit Xhakës në fitoren e Arsenalit në Premier League në Leeds sezonin e kaluar po hetohet nga Agjencia Kombëtare e Krimit mes dyshimeve për një skandal të madh bastesh.

FA kreu një hetim gjashtë mujor dhe ia referoi çështjen agjencisë kryesore të krimit të organizuar në vend, një zhvillim që tregon shqetësime serioze për korrupsionin dhe kriminalitetin e mundshëm.

FA hapi hetimin e saj pasi u njoftua për modele të dyshimta bastesh në lidhje me një karton të verdhë të treguar ndaj Xhakës në fund të fitores 4-1 të Arsenalit në Elland Road më 18 dhjetor.

Nuk ka pasur kurrë ndonjë sugjerim për ndonjë keqbërje nga Xhaka apo ndonjë lojtar tjetër i Arsenalit. Alarmi u ngrit nga një bast jashtëzakonisht i madh prej rreth 52,000 sterlinash, i vendosur gjatë ndeshjes ku luante Xhaka qe u ndëshkua në 10 minutat e fundit, pavarësisht faktit se Arsenali po fitonte 4-1.

Mesfushori i Zvicrës u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner për humbje kohe në minutën e 86-të, pasi ai vonoi të ekzekutonte një goditje dënimi. Pamjet video të incidentit tregojnë Xhakën duke qëndruar mbi topin rreth 20 sekonda pa asnjë dëshirë të dukshme për të ekzekutuar goditjen e lirë para se të ndëshkohet.

Basti i dyshimtë u vendos në një shkëmbim bastesh – një faqe interneti që lejon përdoruesit të vendosin baste, por gjithashtu t’i marrin ato nga përdoruesit e tjerë – dhe u raportua menjëherë më pas se bastvenesi arketoi rreth 250 mije sterlina.

Menjehere e raportuan atë në FA për shkak të shumës së madhe të parave të përfshira dhe disa burime të industrisë i kanë thënë Sportsmail se shuma ishte shumë më e madhe se ajo që vihet zakonisht me kartonët e verdhë.

Një tjetër aspekt i çuditshëm i incidentit ishte se shanset e ofruara në shkëmbimin e basteve për ndëshkimin e Xhakës ishin më të larta në 10 minutat e fundit se sa para fillimit, gjë që shkaktoi gjithashtu shqetësime për integritetin…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu