Kufijtë e Ballkanit, Vjosa Osmani debaton me Vuçiç, presidenti serb largohet nga takimi

0

Tensione në samitin e Bdro-Brijunit. Shkak është bërë miratimi i deklaratës së përbashkët ku palët shpreheshin për mos ndryshimin e kufijve të Ballkanit.

Atmosfera në këtë samit ka qenë elektrizuese për faktin se prej kohësh është folur për një dokument “non-paper”, jo zyrtar, e që kishte burimin nga qeveria sllovene e cila parashikonte rishikimin e kufijve.

Sipas gazetës serbe “Vecernje Novosti“, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinë Shefik Xhaferoviç e ‘sulmuan’ presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Përplasja filloi pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm, të cilat Vuçiç i kundërshtoi paraprakisht.

“Platformat e vjetra për fajin e Beogradit u përsëritën dhe kreu i shtetit serb u hakmor ashpër kundër Osmanit dhe Xhaferoviç, të cilët e sulmuan atë së bashku”, shkruan gazeta serbe. Mësohet se Vuçiç për shkak të këtij debati është larguar nga samiti përpara përfundimit të tij. infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu