Kujdestari rrëmben dhe fut vajzën 8-vjeçare në një valixhe. Zbulohet nga kamerat e sigurisë (Video)

0

Familja e saj u shqetësua kur kuptuan se ajo nuk ishte kthyer. Nëna e saj kontrolloi kamerat e sigurisë së banesës, dhe u tmerrua kur pa një person të panjohur me kapuç, brenda në pronë.

Një vajzë 8-vjeçare e cila u rrëmbye dhe u mbajt në një valixhe nga kujdestari i banesës së familjes së saj në Filipine, ka shpëtuar pas ndërhyrjes në kohë të policisë. Jin Nichole You po kthehej në shtëpi dje pasdite kur ajo u rrëmbye në zonën Bakilid të qytetit Mandaue, Provinca Cebu. Familja e saj u shqetësua kur kuptuan se ajo nuk ishte kthyer. Nëna e saj kontrolloi kamerat e sigurisë së banesës, dhe u tmerrua kur pa një person të panjohur me kapuç, brenda në pronë.

Videoja e publikuar nga “Daily Mail” është nga kamerat e sigurisë që kanë kapur të dyshuarin, dhe e tregojnë atë duke tërhequr zvarrë një valixhe të madhe të zezë ku besohet se ka fshehur vajzën. Policia e qytetit ka marrë një denoncim rreth orës 17:00 dhe ka nisur kërkimet për fëmijën e zhdukur.

Policët e gjetën të dyshuarin në një apartament në të njëjtën zonë më vonë atë mbrëmje. Ata arrestuan Godiflor Rama, 32-vjeç, kujdestarin e banesës ku jetonte vajza dhe prindërit e tij. 8-vjeçarja Jin u gjet e gjallë. Ajo u dërgua në Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve të Grave të Stacionit të Policisë Subangdaku, ku përshkroi atë që kishte ndodhur. “Shpresoj se familja mund të më falë për atë që kam bërë. E bëra vetëm sepse më akuzuan se u kisha vjedhur sendet e tyre, si çantat dhe varëse rrobash”, tha i pandehuri.

Në një deklaratë, Zyra Rajonale e Policisë 7 (PRO7) tha: “Ekipi i policisë ka përdorur menjëherë teknologjinë moderne, hetimin e thelluar dhe informacionin gjithëpërfshirës, ​​duke rezultuar në identifikimin e suksesshëm të të dyshuarit dhe viktimës, vetëm brenda 3 orëve nga ngjarja”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu