Kina akuza SHBA: Nxitësi më i madh i destabilitetit në botë

0

KINË- Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi pas takimit me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong është shprehur se veprimet e SHBA-së kundër Kinës tregojnë se ky vend është burimi më i madh i destabilitetit në botë, shkruan Tass.

“Shtetet e Bashkuara po heqin maskën e konkurrencës së ndershme kur detyrojnë vendet e tjera të përfshihen në proteksionizëm të njëanshëm kundër Kinës. Këto veprime vetëm sa do të minojnë besimin në Uashington dhe do t’i dëshmojnë botës se Shtetet e Bashkuara janë bërë faktori më i madh i destabilitetit sot,” theksoi Wang Yi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu