Kultivim kanabisi dhe plagosje me thikë, arrestohen dy persona në Malësi të Madhe

0

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, në Malësi të Madhe. Është arrestuar një 57-vjeçar me iniciale P.M., pasi akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu në Malësi të Madhe u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit Ç. S.  21 vjeç, banues në Koplik.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç.

Njoftimi i Policisë/ Malësi e Madhe, Shkodër

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihet në pranga një 57-vjeçar, për kultivim të bimëve narkotike. Gjithashtu, bie në pranga edhe një 21-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është arrestuar në flagrancë shtetasi P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Ziça”, në fshatin Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe, kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu. nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit Ç. S.  21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Metrialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu