Kurti: Po më ushtrojnë trysni të zbatoj marrëveshjet e dëmshme me Serbinë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të enjte është shprehur se në lidhje me dialogun me Serbinë janë shumë konstruktiv.

Kurti ndër të tjera në fjalën e tij është shprehur se dialogu për të kurrë s’ka qenë prioriteti numër shtatë, gjersa shtoi se ka bërë një lëshim, duke e vendosur kështu në numër 4.

“Dialogu kurrë s’ka qenë për mua prioriteti 7, pasi unë këtë s’e kam thënë, unë kam thënë se dialogu për qytetarët është në prioritetin numër 5,6 apo 7. Por unë e kam bërë një kompromis, pasi kam thënë se dialogu Kosovë-Serbi është prioriteti numër 4. Unë jam marrë me çështje tjera, duke filluar nga pandemia, ekonomia e drejtësia”, ka thënë shefi i qeverisë.

Ai theksoi se do të ketë kapitull të ri të dialogut Kosovë-Serbi, pasi sipas tij, në këto 10 vite të dialogut janë bërë shumë koncesione.

“Dialogu tash e 10 vjet buron nga rezoluta e OKB-së, e 8 shtatorit 2010. Do të ketë kapitull të ri të dialogut që do të ketë takime. Në këto 10 vite janë bërë shumë koncesione. Dialogu ka degjeneruar shumë për këto vite”, ka thënë ndër të tjera ai në një intervistë për mediat vendase.

Mes tjerash, Kurti deklaroi se ka trysni mbi të që t’i zbatojë marrëveshjet e dëmshme me Serbinë.

“Ka trysni mbi mua që të zbatoj marrëveshjet e dëmshme me Serbinë. Zotimet shtetërore disa i ka hedhur Gjykata Kushtetuese, disa s’i zbaton Serbie e disa i ka hedhur populli. Kosova është subjekt në tavolinën e dialogut me Serbinë”, u shpreh Kurti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu