Kush është djali i biznesmenit të karburanteve në Elbasan,Eldjo Beko

0

Drejtori i Policisë së Shtetit gjatë konferencës për media të mbajtur ditën e sotme në lidhje me sqarimin e rrethanave të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, bëri me dije arrestimin e Eldjo Bekos, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Beko mësohet dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të viktimës, pasi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk përmendi që ai të ishte pjesë e strukturës për mbrojtjen e votave, por nuk sqarohet saktësisht roli i tij në ngjarje.

Në deklaratë citohet vetëm se ai është arrestuar pasi ka kryer veprime që zbulojnë pengimin e të vërtetës.

Eldjo Beko, është djali i biznesmenit të karburanteve në qytetin e Elbasanit, Ilir Beko, i arrestuar në vitin 2019 pasi në biznesin e tij u sekuestruan 15 armë moderne zjarri.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot, më datë 22.04.2021, shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të hetimit në lidhje me procedimin penal nr. 477 të vitit 2021, ekzekutuan urdhrat e ndalimit për shtetasit:

Arbër Paplekaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim;

Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim.

U shpall në kërkim shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë” dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Eldjo Beko, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu